DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

VV i reagon LDK-së: Ankesat në PZAP s’janë presion por ushtrim i të drejtës ligjore

18 Mars 2025
A A
Si do të adresohet çështja e Asociacionit, kush çka do të bëjë?
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur ankesën e LVV-së në PZAP si presion.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i LVV-së, ka thënë se “reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur presion ankesën tonë në PZAP është absurd i llojit të vet”.

“Ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë përmes postës s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore që është paraparë me ligjet dhe rregullat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka të vetmin qëllim ruajtjen dhe moscenimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Tutje në reagimin e tyre thuhet duhet respektuar vullneti i shprehur nga qytetarët”, shkruan mes tjerash Manxhuka.

Sipas tij një gjë e tillë është direkt presion mbi PZAP për të ndikuar në vendimin e këtij institucioni, që siç thotë Manxhuka do të nxjerrte një të vërtetë për “skemën e vjedhjes së vullnetit qytetar duke dëmtuar subjektet tjera”.

Ankesa e LDK-së mbi ankesën legjitime të LVV-së në të vërtetë paraqet presion. Ky është presion direkt mbi vet PZAP-në dhe për të ndikuar në vendim e këtij institucioni që në fakt do të nxjerrte një të vërtetë të vetme: skemën e vjedhjes së vullnetit qyetar duke dëmtuar kështu edhe subjektet e tjera, por edhe duke ndryshuar vet përbërjen e grupit parlamentar të LDK-së.

Republika e Kosovës duhet të vazhdojë të ecë përpara me standarde të larta për të cilat njihet tashmë: garantimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, duke respektuar pa kompromis vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj.

Ndryshe, sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër siç thonë çdo formë të presionit të ushtruar ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje të papranueshme dhe të rrezikshme në një proces që duhet të mbetet tërësisht i pavarur dhe i paanshëm.

LDK në një reagim për media thekson se pret që normat demokratike dhe vullneti i qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë të respektohen plotësisht dhe pa asnjë kusht.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 069)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (976)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com