DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kërkohet lidership i ri në LDK, reagon Abdixhiku për zhvillimet e fundit në parti

18 Mars 2025
A A
“100 milionë euro në projekte kombëtare”: Abdixhiku shpalos projektet multi-milionëshe në fushën e kulturës
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi që disa nga anëtarët e partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora dhe kanë kërkuar lidership të ri në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku iu është përgjigjur me një foto të tij të shoqëruar me simbolin me dy gishtat lart.

Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit

Çka tha Hoti?

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ditën e sotme bëri një deklaratë e cila ngjalli reagime në opinion.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i zgjedhur Hoti deklaroi se partia ka nevojë për lidership të ri, teksa u shpreh se në katër vitet e fundit, lidershipi aktual është angazhuar për ristrukturim të partisë në degë, por shtoi se “jo në pak raste kjo është bërë në mënyrë selektive”.

Ai ka thënë se rezultati zgjedhor i LDK-së nuk është i kënaqshëm “e as i përafërt me atë që kemi shpresuar pas katër vitesh përgatitje”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në reagimin e tij, i ka renditur edhe disa arsye se pse duhet të vie lidershipi i ri në parti.

“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcional në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, tha Hoti.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja”.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë”.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë”, shkroi mes tjerash Hoti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 740)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com