DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi kritikon heshtjen e partive politike pas propozimit për shtrenjtim të rrymës: Pse ekzistoni?

19 Mars 2025
A A
Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik Shenoll Muharremi doli me qëndrim kritik ndaj heshtjes së partive politike pas paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.

“Befasia më e madhe e këtyre ditëve është heshtja e partive politike rreth propozimit për rritje të çmimit të rrymës. Personalisht nuk e kuptoj si është kjo e mundur. Publiku, ekonomia, e ardhmja po rrezikohet, ato nuk bëjnë zë e nuk e qesin një hap të vetëm me bë diçka.

Kjo të kujton sesi, prejse LVV u transferua nga opozita në pushtet, Kosova nuk ka pasur opozitë proaktive. Kjo e shpjegon më së miri faktin pse LVV del ende 42%, përkundër qeverisjes së dobët dhe dobësive të tjera.

Pse janë në gjumë partitë? A janë të kapura? A janë jokompetente? A janë të painteresuara apo të lodhura? ZRRE propozon me i rritë përsëri çmimet e rrymës, që do të prodhojë një valë të re të inflacionit me efekte shkatërruese për fuqinë blerëse dhe ekonominë vendore… e asnjë fjalë apo veprim nga politika dhe institucionet e Kosovës. Si me e shpjegu këtë?

Janë këto parti që me muaj na treguan se duhet me i rritë pagat… por kur pagat dhe fuqia blerëse po rrezikojnë të bëhen edhe më të ulëta, ata nuk bëjnë zë. Si ka mundësi kjo? Dmth, kemi parti politike pa pikë kauze. Nuk ju intereson, flasin e veprojnë vetëm kur është në pyetje interesi i tyre me fitu ndonjë votë.

Ndoshta tani po e kuptojnë pse kanë aq pak vota krahasuar me LVV. Saktësisht momentet si kjo e bëjnë dallimin mes partive efikase dhe të duhura me ato parti që nuk ja vlen.

Tani të mungon Albin Kurti dhe LVV. Jo për qeveri, por për opozitë. Nga dita që ata erdhën në pushtet, Kosova opozitë vetëm gjatë fushatës kishte. E në momentet më thelbësore, kur rrezikohet të rriten çmimet përsëri, ata heshtin. Puuuu, çfarë partish politike janë këto! Ma mirë mos me i pas, se kështu kur i ke, po nuk janë të gjallë, janë të padobishëm për publikun. Pse ekzistoni?”, shkroi në facebook  Shenoll Muharremi.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 073)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (976)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com