DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mediat fitojnë betejën e parë: Gjykata nuk e aprovon kërkesën e këshilltarit të Kurtit për masë të sigurisë

19 Mars 2025
A A
Mediat fitojnë betejën e parë: Gjykata nuk e aprovon kërkesën e këshilltarit të Kurtit për masë të sigurisë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Jusuf Ulaj, për caktimin e masës së sigurimit kundër mediave.

Ulaj kishte ngritur padi për shpifje ndaj portaleve Nacionale dhe disa mediave të tjera, duke kërkuar gjithashtu një masë sigurimi që do të ndalonte publikimin e mëtejshëm të deklaratave që ai i konsideronte shpifëse dhe fyese.

Në vendimin e saj, gjykata konstatoi se kërkesa e Ulajt nuk përmbushte kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë, pasi paditësi nuk kishte arritur të dëshmonte ekzistencën e një rreziku të menjëhershëm që do të arsyetonte një ndërhyrje të tillë.

“Gjykata, pas shqyrtimit me kujdes të propozimit për caktimin e masës së sigurimit, përgjigjes në propozim të paditurve-kundërpozuesve të cilët kanë paraqitur përgjigje, si dhe deklarimeve në seancë dhe pas analizimit të provave materiale të cilat gjenden në shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundimin se propozimi i propozuesit për caktimin e masës së sigurimit, në këtë fazë të procedurës, është i pabazuar, ngase me asnjë provë nuk e ka arsyetuar rrezikun që kanoset për realizimin e të drejtës së tij, të kërkuar sipas kërkesëpadisë, në emër të dëmit jomaterial për shpifje”, thuhet në aktvendim.

Kjo padi erdhi pas një postimi të Ulajt, ku ai kishte bërë komente fyese ndaj disa gazetarëve, duke sugjeruar se ata mund të kishin “probleme me shëndetin mendor”.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 073)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (976)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com