Kryetari i Lipjanit dhe sekretari i LDK-së, Imeri Ahmeti ishte mysafir në emisionin Jetë o Jetë në DTV MEDIA.
Në këtë emision, Ahmeti foli edhe për disa pakënaqësi LDK-në.
Ai thotë se kjo është laramania e demokracisë brenda LDK-së.
Sipas tij ky momentum në LDK nuk i jep komoditet, teksa shton se kërkesa për nëj Kuvend të ri të LDK-së është kërkesë legjitime por kur parashtrohet një kërkesë e tillë, duhet me pas target dhe alternativa.
Ahmeti thekson se nuk janë të kënaqur me rezlutatin e LDK-së, por është sukses pasi LDK-ja ka shënuar një rritje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Tutje Ahemti thotë se LDK-ja e ka të zgjedhur liderin për një kohë të zgjatë.
Më poshtë emisioni i plotë: