DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Vetëvendosje s’ka rehati, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspeksionit

20 Mars 2025
A A
Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Vetëvendosje s’ka rehati, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspeksionit
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Gjilanit ka thuajse çdo javë nga një problem me drejtorët e drejtoreshave të komunës.

Përpos dorëheqjeve e largimeve të shumta që janë bërë nga këto pozita, tanimë një problem tjetër i doli njërës prej drejtoreshave në kuadër të kësaj komune.

Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Entela Hysenit, drejtoreshë e Inspeksionit në Gjilan.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zyra për informim e Prokurorisë së Gjilanit.

E njëjta dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më datë 10.03.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më datë 18.03.2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës E.H., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së”, thuhet në përgjigje.

Në lidhje me këtë rast nga Prokuroria nuk janë dhënë detaje shtesë.

E njëra prej drejtoreshave në Komunën e Gjilanit javën që shkoi njoftoi për dorëheqje.

Ajo dha dorëheqje për shkak se dikush ishte future brenda zyrës së saj në Gjilan, derisa ajo nuk gjendej aty.

E një dorëheqje tjetër ishte bërë edhe nga Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit.

Pakënaqësitë e shumta në kuadër të drejtimit të kësaj komune kanë bërë që reagime të shumta e të shpeshta të ketë edhe në drejtim të kryetarit të komunës, Alban Hyseni.

Kritika ndaj tij u bën edhe për faktin e nepotizmit që po ndodhë në komunë. Ai madje kishte pranuar hapur punësimin e disa miqve e familjarëve- një ndër to edhe kunatën.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 085)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (978)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com