DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave priti në takim përfaqësues të KFOR-it

20 Mars 2025
A A
Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave priti në takim përfaqësues të KFOR-it
Share on FacebookShare on Twitter

 Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Burhan Maxhuni  u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran.

Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, me fokus të veçantë në adresimin e dhunës në familje.

Poashtu gjatë këtij takimi, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe KFOR-it Zviceran, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit, parandalimit dhe reagimit ndaj rasteve të dhunës në familje.

Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Burhan Maxhuni theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar në forcimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës dhe sigurimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it në përpjekjet për të ndërtuar shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it ritheksuan angazhimin e tyre për të mbështetur institucionet vendore  që punojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje dhe për të forcuar masat e sigurisë në këtë drejtim.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 497)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 937)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (298)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com