DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Fjalët prekëse të nënës së gruas që u vra nga burri i saj në Gjermani: “E humba çikën teme, thesari i nonës”

21 Mars 2025
A A
Fjalët prekëse të nënës së gruas që u vra nga burri i saj në Gjermani: “E humba çikën teme, thesari i nonës”
Share on FacebookShare on Twitter

Diaspora është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur të mërkurën në një familje nga Kosova në Gjermani, ku një burrë nga Rahoveci dyshohet se e ka vrarë gruan tij.

Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, i dyshuari 54-vjeçar, Bekim Nurkasa, ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare, Leonora Cena Nurkasa.

Dhimbjen për vdekjen e Leonorës, e ka shprehur nëna e saj, Sebahat Cena.

“S’ka fjalë për ta përshkruar boshllëkun në zemrat tona… Zemrat tona janë thyer, shpirti ynë është plagosur, dhe çdo frymëmarrje duket më e rëndë pa praninë e saj. Dhimbja s’ka kufi… Ajo ishte dritë në jetën tonë, një shpirt i pastër, një buzëqeshje që ndriçonte edhe ditët më të errëta.

Fati i pamëshirshëm na e mori shumë shpejt, në një mënyrë që nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta pranojmë. Uroj që kjo dhimbje të mos i ndodhë askujt. Pusho e qetë, o engjëlli ynë më i bukur, o shpirt i nones…”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

E humba qikën tem, Leonora e nones… thesari i nones…
Me të humbëm një nënë, një motër, një teze, një hallë, një gjyshe.
Humbje tragjike që na ndodhi…
S’ka fjalë për ta përshkruar boshllëkun në zemrat tona…
Zemrat tona janë thyer, shpirti ynë është plagosur, dhe çdo frymëmarrje duket më e rëndë pa praninë e saj.
Dhimbja s’ka kufi…

Ajo ishte dritë në jetën tonë, një shpirt i pastër, një buzëqeshje që ndriçonte edhe ditët më të errëta.
Fati i pamëshirshëm na e mori shumë shpejt, në një mënyrë që nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta pranojmë.
Uroj që kjo dhimbje të mos i ndodhë askujt.

Pusho e qetë, o engjëlli ynë më i bukur, o shpirt i nones…
Gjithe familja eshte ne vajtim…
Do të të duam përjetësisht – nëna, vëllezërit, nuset, motra, fëmijët, nipat, mbesat.

Do ta kujtojmë atë si një grua të fortë, të dashur dhe të papërsëritshme, qe la pas dashuri, kujtime te bukura dhe nje boshllek qe askush s’mund ta mbushe.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 176)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com