DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gratë plaken më ngadalë se burrat

22 Mars 2025
A A
Gratë plaken më ngadalë se burrat
Share on FacebookShare on Twitter

Truri i grave plaket më ngadalë dhe, për të njëjtën moshë, është të paktën tre vjet më i ri se truri i burrave, sipas një studimi në Universitetin e Uashingtonit dhe i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS.

Rezultati është bazuar në vrojtimin e trurit të 205 personave dhe mund të shpjegojë pse gratë kanë tendencë të jenë më pak të prekshme sesa meshkujt ndaj sëmundjeve neurodegjenerative që lidhen me moshën.

Karburantet kryesore të trurit janë sheqernat dhe dihet mënyra se si kjo ndryshon me kalimin e viteve, ndërsa shumë pak dihet për dallimet metabolike midis meshkujve dhe femrave.

“Po fillojmë të kuptojmë se faktorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me seksin ndikojnë në plakjen e trurit dhe në cenueshmërinë ndaj sëmundjeve neurodegjenerative”, theksoi koordinatori i studimit, Manu Goyal.

“Duke analizuar metabolizmin e trurit mund të kuptojmë disa nga dallimet që shfaqen midis burrave dhe grave, teksa bëhemi më të vjetër”, theksoi Goyal.

Dallimi u gjet në të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 20 vjeç.

“Nuk është truri i njerëzve që rritet më shpejt. Në fakt, burrat arrijnë moshën madhore rreth tre vjet pas grave dhe kjo diferencë vazhdon gjatë gjithë jetës. Ne ende nuk e dimë kuptimin e këtij zbulimi, por mendoj se kjo mund të jetë arsyeja pse gratë janë më pak të ndjeshme ndaj plakjes, sepse truri i tyre është në të vërtetë më i ri”, përfundoi Goyal.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 199)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com