DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MPJD: Serbia vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon

24 Mars 2025
A A
MPJD: Serbia vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Sllobadan Millosheviqit ka akuzuar Serbinë për mospranim të përgjegjësisë dhe shtrembërim të historisë.

Në një deklaratë të kësaj ministrie ku vlerësohet ndërhryja e NATO-s, thuhet se Serbia edhe sot vazhdon të përkujtojë të ashtuquajtura “krimet e NATO-s” dhe vazhdon të hesht për krimet që ka kryer në Kosovë.

MPJD thekson se politika e pa reformuar e Serbisë vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Edhe sot, qeveria e Serbisë dhe udhëheqësit e saj përkujtojnë të ashtuquajturat “krime të NATO-s kundër Serbisë”, ndërsa vazhdojnë të heshtin mbi 10,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe mbi një milion të dëbuar gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ky shtrembërim i historisë dhe mungesa e përgjegjësisë theksojnë problemin e thellë të politikës së pa reformuar të Serbisë, e cila vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon. Në të njëjtën kohë, Kosova ka ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike me mbrojtje kushtetuese dhe ligjore të gjerë për të gjitha komunitetet, përfshirë dhe veçanërisht për minoritetin serb. Populli i Kosovës është dëshmi se drejtësia dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë mbi shtypjen dhe persekutimin etnik. Ndërkohë, në Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës po fshihen në mënyrë sistematike nga ekzistenca zyrtare, duke u përballur me diskriminim dhe neglizhencë institucionale”, thuhet nga MPJD.

Deklarata e plotë:

Sot, Republika e Kosovës shënon 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, një veprim vendimtar që ndali spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Me këtë rast, riafirmojmë mirënjohjen tonë të thellë dhe të përjetshme ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatëve të NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë, duke siguruar që populli i Kosovës të mbijetojë dhe të ndërtojë një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Pavarësisht ndërhyrjes që ndaloi përfundimisht makinerinë kriminale luftarake të Sllobodan Millosheviqit, forcat serbe kryen masakra dhe krime të shumta kundër civilëve shqiptarë të Kosovës – burra, gra dhe fëmijë. Familje të tëra u shfarosën, fshatra të tëra u dogjën dhe më shumë se 10,000 shqiptarë të pafajshëm të Kosovës u vranë. Forcat serbe dëbuan mbi një milion njerëz, duke i detyruar ata të gjejnë strehim nëpër kampe dhe në mërgim dhe duke shkaktuar vuajtje të pallogaritshme.

Masakrat në Reçak, Meje, Izbicë, Podujevë, Suharekë dhe shumë vende të tjera mbeten plagë të përhershme në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.

Më shumë se dy dekada më vonë, Serbia ende nuk ka shprehur as keqardhje, as nuk ka pranuar krimet e organizuara nga shteti i saj dhe as nuk ka kërkuar falje për mizoritë e kryera nga forcat e saj. Përkundrazi, udhëheqja e Serbisë vazhdon të mbrojë kriminelët e luftës, duke refuzuar të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për disa nga krimet më të rënda në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht provave të shumta të ofruara nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Refuzimi për të hapur arkivat shtetërore të Serbisë, duke përfshirë dokumentet kritike mbi veprimet e kohës së luftës të Brigadës së 38-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, tregon më tej mohimin e vazhdueshëm nga Beogradi dhe fshehjen e së vërtetës mbi krimet e luftës.

Edhe sot, qeveria e Serbisë dhe udhëheqësit e saj përkujtojnë të ashtuquajturat “krime të NATO-s kundër Serbisë”, ndërsa vazhdojnë të heshtin mbi 10,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe mbi një milion të dëbuar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ky shtrembërim i historisë dhe mungesa e përgjegjësisë theksojnë problemin e thellë të politikës së pa reformuar të Serbisë, e cila vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në të njejtën kohë, Kosova ka ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike me mbrojtje kushtetuese dhe ligjore të gjerë për të gjitha komunitetet, përfshirë dhe veçanërisht për minoritetin serb. Populli i Kosovës është dëshmi se drejtësia dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë mbi shtypjen dhe persekutimin etnik. Ndërkohë, në Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës po fshihen në mënyrë sistematike nga ekzistenca zyrtare, duke u përballur me diskriminim dhe neglizhencë institucionale.

Teksa e përkujtojmë këtë ditë, riafirmojmë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë ndërhyrjen perëndimore që e shpëtoi popullin e saj. Ne do të mbetemi gjithmonë vigjilentë ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe për të ushtruar kontroll mbi fqinjët e saj. Vlerat e drejtësisë, të së vërtetës dhe të demokracisë do të vazhdojnë të udhëheqin kombin tonë, dhe ne do të qëndrojmë përgjithmonë pranë aleatëve tanë që mbrojtën këto parime në orën tonë më të errët.

KATEGORITË

  • Botë (997)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 708)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com