DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti kujton 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

25 Mars 2025
A A
Kurti kujton 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Kurti tha se rezistenca në Gllogjan tregoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës për ta vazhduar luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe armike.

“Në javët e para të luftës në Kosovë, 27 vite më parë, si sot, më 24 mars 1998, njësite policore serbe ia mësyn fshatit Gllogjan të Deçanit, duke sulmuar qendrën e një prej grupeve të armatosura më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga paraditja e deri në mbrëmje, ata u përballën me një rezistencë të armatosur të qendërzuar rreth familjes së Hilmi Haradinajt dhe bijve të tij. Të komanduar nga Ramush Haradinaj, i cili atë ditë u plagos dy herë gjatë luftimeve, bashkë me vëllezërit e tij Shkëlzenin, Dautin, Frashërin dhe Enverin, me motrën e tyre Mema, me kushërinjtë Rasimin e Bujarin, me nipin Kujtim Zeneli dhe me bashkëluftëtarë të tjerë, i zmbrapsën policinë serbe duke u shkaktuar dëme e të vrarë”.

“Atë ditë të martë, kullat e Gllogjanit u kthyen në kulla qëndrese, teksa u luftua te shtëpitë Smajl e Rasim Haradinajt, në shtëpitë e Zeqë e Ibrahim Mustafës, në shtëpinë e Xhafer Sadriut dhe Islam Hasanit. Më 24 mars 1998, në Gllogjan ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Rezistenca në Gllogjan tregoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës për ta vazhduar luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe armike. Mirënjohje të përhershme dhe nderime të gjithë atyre që luftuan e u angazhuan për çlirimin e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

KATEGORITË

  • Botë (997)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 701)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com