DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria Themelore në Mitrovicë mban takim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje

25 Mars 2025
A A
Prokuroria Themelore në Mitrovicë mban takim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se kanë mbajtur një takim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje ku kanë marrë pjesë U.D. i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Njazi Rexha, prokurorja – koordinatore për rastet e dhunës në familje Ajtene Zoni dhe stafi i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

“Ky takim u fokusua në adresimin e sfidave aktuale në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të dhunës në familje, si dhe në përmirësimin e mbështetjes për rastet e viktimave të krimit   përmes masave mbrojtëse dhe ndihmës së specializuar.”

Pula ka theksuar rëndësinë e një qasjeje të unifikuar mes institucioneve për të garantuar trajtim të shpejtë dhe efikas të rasteve, duke siguruar mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës.

Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Burhan Maxhuni ka thënë se është e nevojshme mbështetja e vazhdueshme psiko-sociale dhe ligjore për viktimat e krimit dhe është i rëndësishëm zbatimi efektiv i masave mbrojtëse për të parandaluar rastet e përsëritura të dhunës.

Kryeprokurori Rexha konfirmoi angazhimin e institucionit për trajtimin me prioritet të këtyre rasteve, duke theksuar rëndësinë e koordinimit mes prokurorisë, policisë dhe institucioneve mbështetëse për të siguruar një sistem më efikas dhe të drejtë për viktimat e dhunës në familje.

“Në përfundim të takimit, palët u akorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndëshkimit të dhunës në familje.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 314)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (198)
  • Sport (466)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com