DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja Osmani përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin

25 Mars 2025
A A
Presidentja Osmani përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përkujtoi avokatin Bajram Kelmendin dhe djemtë e tij , Kastriotin dhe Kushtrimin, të vrarë nga forcat serbe më 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

“Njëzet e gjashtë vjet më parë, Kosova humbi një luftëtar të palëkundur të drejtësisë, avokatin Bajram Kelmendi, dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Në orët më të errëta të historisë sonë, ata u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit dhe u ekzekutuan mizorisht. Ky akt barbarie synonte ta dekurajonte luftën tonë për liri.

Por, dhuna nuk arriti ta shuajë të vërtetën dhe krimet nuk e ndalën përpjekjen për drejtësi. Sot, ne nuk i kujtojmë vetëm si viktima të një regjimi kriminal, por si simbole të qëndresës, të idealeve për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Jeta dhe sakrifica e Bajram Kelmendit është testament i guximit, ndërsa vrasja e tij dhe e djemve është kujtesë e përhershme për borxhin tonë ndaj drejtësisë.

Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur: drejtësia për Bajram Kelmendin dhe bijtë e tij nuk do të mbetet vetëm një premtim, por një betim. Brezat që vijnë do të mësojnë për ta jo vetëm si viktima të një mizorie, por si flamurtarë të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua kurrë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ta!”, u shpreh presidentja Osmani.

KATEGORITË

  • Botë (1 009)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 966)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (124)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com