DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Aktakuza ndaj Damkës ia komplikon Kurtit formimin e qeverisë”

25 Mars 2025
A A
“Aktakuza ndaj Damkës ia komplikon Kurtit formimin e qeverisë”
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që mund të bëhet një tjetër pengesë në përpjekjet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Kështu raporton Associated Press (AP).

Zyra e prokurorit të Prizrenit, ka akuzuar Fikrim Damkën, ministër i Zhvillimit Rajonal, se ka sulmuar dy individë nga një parti rivale e komunitetit turk në ditën e zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi i supozuar erdhi nga “publikimi i disa informacioneve dhe lajmeve në platformat e mediave sociale” kritikuese ndaj Damkës dhe partisë së tij, sipas zyrës së prokurorit.

Damka, kreu i Partisë Demokratike Turke, u ndalua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Ai mohon çdo keqbërje. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një vit burg.

Vetë Damka, për Klankosova.tv deklaroi se ai bashkë edhe me të akuzuarin tjetër, janë të pafajshëm.

Ai tha se kjo do të dëshmohet në gjykatë.

“Për momentin jam jashtë vendit, jam jashtë Kosovës. E gjithë aktakuza është e pabazë. Krejt do të sqarohet në gjykatë. Jemi të pafajshëm dhe kjo do të shihet dhe të dëshmohet në gjykatë. Nuk ka pasur sulm”, tha Damka për Klankosova.tv.

Ngjarja kishte ndodhur më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, ku ai akuzohet se e ka sulmuar dhe kanosur kundërshtaren politike, Arda Maloku.

Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, fitoi 48 vende në parlamentin prej 120 vendesh, duke mos pasur një shumicë.

Gjatë fushatës, Kurti u zotua të mos bëhet bashkë me dy partitë e tjera të mëdha, PDK e LDK, duke e bërë të rëndësishme mbështetjen e partive të pakicës joserbe, të cilat kanë 10 vende.

Me dy vende në parlamentin e ri, partia e Damkës mund të jetë një aleat i rëndësishëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk i ka certifikuar rezultatet, për shkak të ankesave të vazhdueshme nga partitë politike. Pasi të finalizohen rezultatet, presidentja e vendit do t’i kërkojë Kurtit të formojë një kabinet të ri, siç mandatohet nga Kushtetuta.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 031)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (30)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com