DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Corrwatch kërkon anulimin e emërimit të Lipovicës si drejtor të Akreditimit

27 Mars 2025
A A
Corrwatch kërkon anulimin e emërimit të Lipovicës si drejtor të Akreditimit
Share on FacebookShare on Twitter

Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësime lidhur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë të Përgjithshme të Akreditimit (në kuadër të MINT), duke kërkuar anulimin e tij për shkak të parregullsive të evidentuara në procesin e përzgjedhjes.

CorrWatch ka deklaruar se MINT-i ka shkelur Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke përfshirë në listën e ngushtë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret, sidomos përvojën e nevojshme drejtuese.

Sipas tyre, nga dy kandidatët e verifikuar paraprakisht, vetëm njëri kishte plotësuar kushtet ligjore. Përkundër kësaj, siç thotë kjo organizatë, procesi nuk u anulua dhe të dy kandidatët u shpallën fitues për të kaluar në fazën finale të emërimit.

Reagimi i plotë:

Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësime lidhur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë të Përgjithshme të Akreditimit (në kuadër të MINT).

CorrWatch ka reaguar publikisht edhe më 26 nëntor 2024 duke kërkuar rishqyrtimin e procesit. Kjo pasi që CorrWatch kishte evidentuar se MINT ka shkelur Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke përfshirë në listën e ngushtë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpalljen e konkursit, veçanërisht kërkesat për përvojën e punës në pozita drejtuese. Në listën e ngushtë të rezultateve të verifikimit paraprak ishin përfshirë dy (2) kandidatë, por vetëm njëri prej tyre i kishte plotësuar kushtet ligjore. Përkundër kësaj, në vend se të anulohej procesi për shkak se kishte vetëm një kandidat i cili kishte plotësuar kriteret, dy kandidatët u shpallën fitues për të kaluar në fazën finale të emërimit.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura dhe shkeljeve të identifikuara, Qeveria sot ka emëruar njërin nga kandidatët, duke legjitimuar një proces të parregullt dhe të paligjshëm. Ky emërim jo vetëm që legjitimon një procedurë të paligjshme, por gjithashtu shkel parimet e integritetit dhe meritokracisë në administratën publike.

CorrWatch kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij emërimi dhe një reflektim dhe përgjegjësi institucionale mbi shkeljet e evidentuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 071)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (301)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com