DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Specialja mbron gjyqtaren: Pëlqimi për raportet Francë-Serbi u bë para emërimit

27 Mars 2025
A A
Specialja mbron gjyqtaren: Pëlqimi për raportet Francë-Serbi u bë para emërimit
Share on Facebook

Gjyqtarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Marzhori Masëlo, ishte aktive në diskutimet politike disa muaj më parë, duke pëlqyer postime që vlerësonin raportet e mira mes Francës dhe Serbisë.

Nacionale raportoi për këtë veprim të gjyqtares, duke publikuar edhe faktin që ajo kishte pëlqyer një postim në rrjetin social LinkedIn. Postimi ishte i emisarit francez për Ballkanin, Rene Trocaz, i cili njoftonte për një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe lavdëronte raportet e Francës me Beogradin.

Përkrahja virtuale e gjyqtares Masëlo për këtë postim ngriti shqetësime, duke marrë parasysh se ajo tani është pjesë e trupit gjykues në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, të akuzuar për pengim të drejtësisë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë arsyetuar këtë veprim, duke theksuar se pëlqimi i gjyqtares ka ndodhur para emërimit të saj si gjyqtare e Speciales.

“Në lidhje me pyetjen tuaj të parë, ne nuk komentojmë aktivitetin në rrjetet sociale të gjyqtarëve që janë bërë para se të emëroheshin në Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Gjithashtu, institucioni theksoi se ekziston një Kod i Etikës dhe rregulla që duhen respektuar nga gjyqtarët.

Pas raportimeve, pëlqimi i gjyqtares Masëlo nuk figuron më në postimin e LinkedIn. Ajo e ka larguar atë, veprim që mund të shihet si përpjekje për të shmangur polemikat.

Në postimin që ajo kishte pëlqyer, emisari francez kishte shkruar: “I nderuar që u prita në Beograd nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, pak ditë pas vizitës së tij të suksesshme në Francë. Franca qëndron përkrah Serbisë në rrugën drejt Evropës”.

Edhe në Kosovë, edhe në vende të tjera, gjyqtarët nuk lejohen të përfshihen në diskutime politike, për të ruajtur paanshmërinë e tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 788)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com