DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel

15 Janar 2025
A A
Serbia refuzoi të takohet me Kosovën për të pagjeturit, Hoti: Petkoviqi orkestroi dështimin
Share on FacebookShare on Twitter

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, pas dështimit të takimit të planifikuar për të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur, ka akuzuar delegacionin serb për refuzimin e pjesëmarrjes në takim, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që Serbia ka për çështjen e të pagjeturve.

“Petkoviq nuk ka pasur të bëj asgjë me takimin e sotëm në Bruksel, nuk ka pasur asgjë se çfarë të lyp në Bruksel me ekipin e tij. Mendoj se është mëse e qartë se Petkoviq ka qenë atje për të orkestruar dështimin e takimit, për t’i ikur përgjegjësive që Serbia i ka”, ka deklaruar Hoti.

Në lidhje me përgjegjësinë e Bashkimit Evropian, Hoti ka shprehur shqetësimin se refuzimi i palës serbe për arsye banale është një ngjarje negative dhe e dëmshme për procesin.

Ai ka shtuar se shtete anëtare të BE-së duhet të informohen për këtë, dhe të kuptojnë se Serbia nuk duhet të “ledhatohet” në këtë proces të ndjeshëm.

“Ajo që BE-ja, përmes zotit Lajçak, na ka thënë ekipit tonë është se do të raportojë anëtarëve të BE-së edhe kërkesat që ne i kemi parashtruar sot. Refuzimi i palës serbe për arsye banale është një sinjal i keq”, ka theksuar Hoti.

Takimi i parë i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit, i cili ishte planifikuar të mbahej në Bruksel, nuk u mbajt pas refuzimit të pjesëmarrjes nga delegacioni i Serbisë, i cili protestoi pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë në vend.

KATEGORITË

  • Botë (1 121)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 128)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (822)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com