DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Agjencia e Kosovës për Akreditim kërkon 1,000 bileta aeroplani në vlerë prej 400 mijë eurosh

28 Mars 2025
A A
Agjencia e Kosovës për Akreditim kërkon 1,000 bileta aeroplani në vlerë prej 400 mijë eurosh
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Kosovës për Akreditim, institucioni që kujdeset për cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë, prioritetet në vitin 2025 i kanë ndërruar paksa, duke i vendosur fluturimet ajrore. Ky institucion ka shpallur tender për 1,000 bileta aeroplani për një periudhë 36-mujore, me një vlerë të parashikuar 400 mijë euro.

Me këtë përllogaritje të 1,000 biletave, një zyrtar i Agjencisë së Akreditimit do të duhej të ishte çdo ditë të vitit në aeroplan, për tre vite rresht. Me kaq udhëtime nga stafi i agjencisë, vështirë se mbetet kohë për vlerësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, por të paktën mund t’i vlerësojnë linjat ajrore për shërbimet e tyre.

Në dosjen e tenderit thuhet se çmimi i një bilete parashikohet të jetë 400 euro, por çmimi përfundimtar do të përcaktohet nga sistemi kompjuterik i rezervimeve.

Për t’i dhënë më shumë gravitet këtij tenderi ajror, kujtojmë se vetëm një vit më parë, në 2024, e njëjta agjenci kërkoi 300 bileta për 120 mijë euro. Por tani, në vitin 2025, kërkesa është rritur më shumë se trefish, ndoshta sepse arsimi i lartë në Kosovë ka nevojë për më shumë “monitorim ndërkombëtar”.

Arsimi i lartë mund të mos jetë në nivelet më të mira, por zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit do të jenë nivele të larta të vlerësimit të fluturimeve duke marrë përvoja nëpër udhëtimet jashtë vendit.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 419)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com