DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mospagesa e shtesave, Haradinaj: Katandisje e Qeverisë me dëmin më të madh nga paslufta

29 Mars 2025
A A
Haradinaj: Shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare
Share on Facebook

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve të Klankosova.tv për mos-marrje të shtesave për ushtarët dhe policët.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ata që janë përgjegjës për qeverinë, ministritë dhe agjencitë buxhetore, nuk marrin përgjegjësitë dhe tallen me sektorin më vital të shtetit, policinë dhe ushtrinë.

Sipas Haradinajt, përpos që u mohojnë paga të dinjitetshme, i lënë të përjashtuar nga kompensimet për orët shtesë e ndërrimet e natës.

“Siguria në vend, e brishtë dhe e luhatshme sikurse është këto vite, e vënë në rrezik nga veprime të pakoordinuara, përpos që ka destabilizuar çdo raport të ndërtuar me partnerët tanë të sigurisë, po vë në rrezik edhe mirëqenien e përditshme të njeriut me uniformë në Kosovë. Çmimet e rritura, faturat e fryra dhe pagat e njëjta ia pamundësojnë punën e dinjitetshme secilit, e sidomos këtyre kategorive që vënë në rrezik jetët e tyre”.

“Prandaj dhe dëgjojmë çdo ditë që polici e ushtari po largohen nga detyrat e tyre fisnike për të siguruar mirëqenie familjare. Kjo katandisje vlerash është kryekëput rezultat i një qeverie që do mbahet mend për dëmin më të madh që i është bërë Kosovës së pasluftës”, ka thënë Haradinaj.

Mbrëmë, Klankosova.tv raportoi se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sikurse edhe zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk u janë paguar orët shtesë.

Ky informacion më vonë u konfirmua edhe zyrtarisht, fillimisht nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e më pas edhe nga Ministria e Financave. Por sot doli edhe një burim tjetër, i cili tha se edhe një pjese të madhe të zjarrfikësve nuk u janë paguar orët shtesë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com