DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bisedimet e opozitës, PDK e LDK deklarohen për postin e kryeministrit

29 Mars 2025
A A
Ambasada gjermane: Gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni
Share on Facebook

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar tashmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, derisa pyetja kryesore mbetet te posti i kryeministrit.

Në një konferencë për media, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të premten konfirmoi bisedimet me partitë opozitare për formimin e Qeverisë së re.

Ai para mediave deklaroi se është i gatshëm ta formojë Qeverinë, nëse dështon Lëvizja Vetëvendosje.

“Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera.

“Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve” – tha ai.

Hamza u pyet edhe mbi kushtin e LDK-së rreth postit të kryeministrit, ku u përgjigj se “renditja është e qartë”.

“Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj” – tha kandidati i PDK-së për kryeministër.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë së fundi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri po ashtu ka folur rreth diskutimeve me partitë opozitare për formimin e Qeverisë.

Ai përmendi frazën e tij të famshme, duke thënë se posti i kryeministrit dhe presidentit kalojnë nga zyrat e LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com