DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Orav: Jemi gati të lëvizim në dialog – Sorenseni raporton në BE atë që ka parë në Prishtinë

29 Mars 2025
A A
Orav: Jemi gati të lëvizim në dialog – Sorenseni raporton në BE atë që ka parë në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për vizitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, rreth dy javë më parë në Prishtinë.

Orav tha se duke e njohur personalisht Sorensenin, ai në raportin e tij ka shkruar atë që ka parë dhe dëgjuar në Prishtinë, teksa shtoi se “ne shkruajmë dhe raportojmë saktësisht ato që shohim dhe dëgjojmë dhe bëjmë propozime si të vazhdojmë tutje.

“Vizita e tij e parë në Kosovë ka qenë vetëm për të bërë pyetje. Nuk ka ardhur me asnjë propozim dhe besoj se e njëjta ka ndodhur edhe në Beograd. Është kthyer, po konsultohet me kolegë, ndoshta edhe me shtetet anëtare, ndoshta edhe me hierarkinë dhe shpresojë që pastaj do të vijë me ide të reja”.

“Nga pikëvështrimi ynë, Bashkimit Evropian, ne jemi gati të lëvizim sepse e kemi Komisionin e ri dhe ata janë të interesuar që të vazhdojnë tutje me këtë proces normalizimi. Sorenseni dhe Komisioni i ri, janë të interesuar dhe shpresoj që të kemi qeverinë e re së shpejti sepse të gjithë këtu besojnë se kush do ta krijojë qeverinë, por duam të jemi të sigurt se ata do të jenë ata njerëz që do të punojnë”, tha Orav në një intervistë ekskluzive në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për të dyja vendet për të ecur tutje, teksa shtoi se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen.

“Mendoj që ato marrëveshje që janë lidhur, duhet të zbatohen. Pra, ato marrëveshje, më sa e kam kuptuar janë rreth 90 marrëveshje dhe përafarësisht 1/3 janë zbatuar, 1/3 kështu ashtu, dhe një pjesë goxha e madhe nuk janë zbatuar”.

“Pra, ato duhet të zbatohen sepse nëse nuk ka dëshirë nga njëra palë që t’i zbatojë elementet e caktuara, nuk duhet bërë diçka nga zero. Ato duhet të zbatohen, prandaj Sorenseni ka ardhur këtu për të mësuar nga homologët, qeveria, presidentja, opozita, OJQ-të, komuniteti biznesor se çfarë do të mund të bëhej”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 507)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 169)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com