DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Publikohen bisedat në “Viber” – Anëtarë të LDK-së ngritin dyshime për votat e diasporës

31 Mars 2025
A A
Këta janë dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së në Ambasada
Share on FacebookShare on Twitter

Fërkimi i krijuar mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas numërimit të votave të diasporës u reflektua pas mbledhjes pesëorëshe të mbajtur së fundmi, e cila ishte më e gjata në historinë e partisë.

Kjo pasoi me qëndrimin hapur kundër liderit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, nga Avdullah Hotin i cili sfidoi lidershipin përmes një morie pakënaqësish në një postim tëgjatë në Facebook ditë më parë.

Se fërkimi brenda kryesisë së partisë ishte real dhe mjaft serioz, bëhet edhe më i qartë pas një raportimi ngaReporteri, që publikoi disa mesazhe të brendshme të LDK-së.

Mesazhet, të shkëmbyera në grupin në “Viber” të anëtarëve të LDK-së, zbulojnë shqetësimet reale nga disa prej anëtarëve të kësaj partie për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sipas ‘screenshot’-eve të publikuar, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, akuzon për vjedhje votash dhe kërkon që ky rast të cilësohet si“skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”,shkroi Arben Gashi.

Kësaj iu përgjigj Shala duke thënë se:“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.

“Për të gjitha”,vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

“Kujtim, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifiku sakt problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”, insistonte Arben Gashi.

Reagim të ashpër pati edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili ngre dyshime për votat e diasporës së LDK-së nga Komuna e Rahovecit.

“E çuditshme me votat e diasporës së LDK-së nga Komuna e Rahovecit!!! Nga disa kuti po rezulton se diaspora e Rahovecit po i voton kandidatët e Pejës, të Prishtinë e të disa komunave të tjera në masë të madhe jashtë shpërndarjes normale të votave!!! Ndoshta ky është vullneti i elektoratit të LDK-së në diasporë nga Komuna e Rahovecit!!! Por, të njëjtit kandidatë, në Degën e Rahovecit në Kosovë kanë marrë vota sipas njëmesatareje të përgjithshme të shpërndarjes së votave në gjithë listën e LDK-së. Në tentoj t’i besoj kësaj shpërndarjeje më shumë, sepse besoj se përfaqëson vullnetin e elektoratit të LDK-së, në Degën e Rahovecit. Ndoshta Grupi i Kryesisë së LDK-së që ka punuar me diasporë na njofton se çfarë po ndodh. Ndoshta unë nuk i kam informatat”,shkruante Avdullah Hoti, më 2 mars 2025, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, gazetari Lirim Mehmetaj reagoi përmes një postimi në Facebook, duke i kërkuar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, një qëndrim mbi akuzat.

“Lumir Abdixhiku, fole naj fjale?

Ne keto mesazhe te publikuara nga Reporteri (nuk e di a jane te verteta se s’kam pa as konfirmim nga LDK po as mohim) ish-shefi i grupit parlamentar te LDK-se, Arben Gashi, pretendon se gjate zgjedhjeve eshte ekzekutuar nje skeme e organizuar kriminale.”– shkroi Mehmetaj.

Ai vlerësoi guximin që anëtarë brenda partisë“guxojne të flasin”rreth shqetësimeve të tilla.

“E para, mire qe ne LDK guxojne te flasin…nPor, tash eshte e rendesishme te kete nje koment publik nga Lumir Abdixhiku.Cfare ka per te thene ai per kete “skeme te organizar kriminale”?Se ai ose duhet me denoncu Arben Gashin per shpifje, ose me e pranu pohimin e tij.”– shtoi Mehmetaj.

Njëkohësisht, Mehmetaj bëri thirrje që Gashi“t’i ofrojë faktet për skemën e organizar kriminale.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 185)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com