DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qentë përmirësojnë shëndetin e zemrës

1 Prill 2025
A A
Qentë përmirësojnë shëndetin e zemrës
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë ata që kanë një qen në shtëpi, e dinë që jeta e tyre është më e bukur dhe e mirë. Studimet e fundit, të cilave u është referuar dritare.net, kanë vërtetuar se qeni, përveçse është një shok besnik, pronarët e tyre kanë tendencë të kenë shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike.

Në një studim të quajtur “The Kardiovize Brno 2030”, kërkuesit studiuan 1769 persona nga Evropa Qendrore, të moshës 25 deri në 64 vjeç, 44.3% e tyre meshkuj, pa asnjë problem me zemrën.

Brenda disa vitesh studiuesit krahasuan pronarët e qenve dhe njerëzit që kishin kafshë shtëpiake të tjera ose pa asnjë kafshë shtëpiake në të gjithë parametrat si shëndetin kardiovaskular, indeksin e masës trupore, dietën, nivelet e aktivitetit fizik, presionin e gjakut, pirjen e duhanit dhe nivelin e kolesterolit.

Nga të gjithë pacientët, 24.3% kishin një qen, dhe rezultoi se ky grup njerëzish pi duhan më pak, ishin më aktiv fizikisht dhe kishin nivele ideale të glukozës në gjak dhe kolesterolit “të mirë”, krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë. Këto dhe parametra të tjerë fizikë rezultuan në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët e lidhin këtë me faktin, që nëse ti ke një qen, do apo nuk do, do ta nxjerrësh shëtitje. Në këtë mënyrë edhe trupi i njeriut është më aktiv fizikisht, sesa njerëzit e tjerë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 202)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Uncategorized (1)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com