Ambasada e ShBA-sw në Kosovë njoftoi për ekstradimin e dy të akuzuarve për mashtrim të qytetarëve amerikanë.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se falë koordinimit me autoritetet në Kosovë, dy të pandehurit janë ekstraduar në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për akuzat.
“E vlerësojmë shumë vazhdimin e bashkëpunimit të autoriteteve kosovare në mbështetje të qeverisë amerikane për këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të ruajtur sigurinë e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.