DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dodik takohet me Putinin në Moskë

1 Prill 2025
A A
Dodik takohet me Putinin në Moskë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 1 prill.

Pas takimit, Dodik shkroi në X se Putini i tha që Rusia do të avokojë për ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

“Rusia është garantuese e marrëveshjes së paqes dhe Putin e tha këtë në takim. Ai shtoi se, në këtë kuadër, Rusia do të avokojë për përfundimin dhe ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare, veçmas të Përfaqësuesit të rremë të Lartë, ose, siç i referohet ai, Përfaqësuesit jolegjitim”, tha Dodik.

Sipas Dodikut, ky ishte takimi i tij i 26-të me Putinin.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, paraprakisht kishte raportuar se një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se presidenti rus ishte takuar me Dodikun.

Një ditë më herët, Dodik, politikan prorus, njoftoi se kishte arritur në Moskë, pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar për të.

Ai nuk tregoi se cili ishte qëllimi i vizitës së tij në Moskë, por shtoi se do të qëndronte në Rusi edhe më 9 maj, kur shënohet Dita e Fitores kundër fashizmit – ditë kur në Moskë pritet të mbahet një paradë e madhe ushtarake.

Më 27 mars, Gjykata e Bosnjës i kërkoi INTERPOL-it të lëshojë një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Ky vendim u mor pasi Dodik dhe Stevandiq u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim qendror, që nënkupton se çdo agjenci policore duhet t’i dërgojë pranë gjykatës në Bosnje.

KATEGORITË

  • Botë (977)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 377)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com