DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për aksidentin në Bresje ku vdiq një këmbësor

1 Prill 2025
A A
Arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për aksidentin në Bresje ku vdiq një këmbësor
Share on Facebook

Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Fushë-Kosovë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj E.B., i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës më 30 mars.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se në seancë dëgjimore, prokurori i shtetit ka ndryshuar kërkesën për masën e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në seancë dëgjimore Prokurori i Shtetit ka ndryshuar kërkesën për masë të sigurisë, ashtu që duke pasur parasysh faktin se familja e të pandehurit E.B me familjen e tani të ndjerit – viktimës kanë arritur një Marrëveshje Pajtimi, të prezantuar në gjykatë nga mbrojtësi i të pandehurit në formë të shkruar, ashtu që në vend të masës për caktim të paraburgimit, i njëjti ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit E.B”, thuhet në njoftim.

Andaj, gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrë vendim duke aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit E.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 543)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 424)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com