DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve që rrëmbyen një person, Prokuroria në Pejë jep detaje se si ndodhi rasti

2 Prill 2025
A A
Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve që rrëmbyen një person, Prokuroria në Pejë jep detaje se si ndodhi rasti
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, ata më 17 dhjetor 2024 e kanë rrëmbyer një person me qëllimin që mos ta lirojnë derisa vëllai i viktimës t’ia kthente borxhin që ia kishte të dyshuarit.

Bëhet fjalë për rreth 3500 euro.

Prokuroria njofton se të dyshuarit i kanë thënë viktimës “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan pare, ose të çojmë në Shalë të Bajgorës dhe e dimë se çfarë bëjmë më ty”.

“Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në bashkëkryerje me datë 17 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 10:00, në rrugën “Zahir Pajziti në Pejë, nën kanosje për vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetin, marrin vikamën, D.K, me qellim që mos ta lirojnë derisa t’i nxjerrin paratë, gjegjësisht derisa të ju kthej borxhin, vëllai i viktimës K.K, që ua kishte të pandehurve shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të pandehurit A.K dhe 2000 (dymijë) euro të pandehurit B.S, derisa ditën kritike e urdhërojnë viktimën të futet në veturën e tyre dhe nisen në drejtim të Prishtinës, duke ju drejtuar me fjalët “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan paret, ose të qojmë në Shalë të Bajgores dhe e dimë se çfarë bëjmë me ty”, mirëpo, viktima D.K arrin që ta njoftoj shokun e tij, të cilit i tregon se është i rrëmbyer dhe pas bashkëpunimit mes policisë së Pejës dhe atyre të Podujevës, të pandehurit arrihen që të lokalizohen në fshatin Lupç të Komunës së Podujevës dhe të arrestohen.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 543)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 431)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com