DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

NATO: S’lejojmë të rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, është jetike për stabilitetin tonë

2 Prill 2025
A A
NATO: S’lejojmë të rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, është jetike për stabilitetin tonë
Share on Facebook

NATO ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe se s’do të lejohet të rrezikohet ajo.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet lartë në agjendën e aleancës dhe është rajon me rëndësi strategjike.

Ai ka folur për vizitat që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pati në mars në Ballkanin Perëndimor, përfshirë atë në Kosovë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Bruksel këtë javë për të diskutuar ndër të tjera edhe për përgatitjet e Samitit në Hagë që do të mbahet nga fundi i qershorit.

“Takimi i kësaj jave, vjen pak javë pas dy vizitave të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor që i bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Të dyja vizitat janë tjetër dëshmi e prekshme se Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e NATO-s. Është rajon me rëndësi strategjike, siç u tha nga udhëheqësit tanë në Samitin e korrikut të kaluar. Siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike për stabilitetin tonë dhe ne s’do të lejojmë që ajo të rrezikohet”, tha një zyrtar i NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte, do të ketë sot konferencë për media para takimit të ministrave. Takimi i ministrave nis të enjten.

Rutte vizitoi Kosovën më 11 mars. Gjatë vizitës në Prishtinë, Rutte ka thënë se zgjidhja për një paqe afatgjate në rajon është politike, ndonëse për këtë kërkohen edhe vendime të vështira. Sipas tij, stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët e ato duhet që të zgjedhin diplomacinë përpara përdorimit të dhunës.

“Zgjidhja për një paqe afatgjate është politike. Në këtë drejtim NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinë, të udhëhequr nga BE-ja . Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të siguruar të ardhme stabile duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe të mbrohen. Dhe për ta shtyrë përpara këtë dialog të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e duhura dhe të fokusohen në dobitë afatgjate”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 791)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com