Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, raporton Ekonomia Online.
Kurti i pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti me ironi tha se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo sugjeroi gazetarët që të mos mërziten për një gjë të tillë.
“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.
