DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ZRRE thotë se ka marrë mbështetje në Vjenë për “rritjen” e çmimit të energjisë elektrike

2 Prill 2025
A A
ZRRE thotë se ka marrë mbështetje në Vjenë për “rritjen” e çmimit të energjisë elektrike
Share on Facebook

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë i ka dërguar një letër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, ku ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe procesit të vendimmarrjes për tarifat e energjisë elektrike.

Në reagimin e Sekretariatit, lidhur me paralajmërimet e ZRRE-së për një rritje prej 15% të tarifave të rrymës dhe për nisjen e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, theksohet se institucionet shtetërore duhet të sigurojnë që vendimet të mbeten të bazuara në prova dhe pa ndikime të padrejta.

”Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë, ka shprehur mbështetjen e tij për veprimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në kete proces tarifor. Në një letër zyrtare te derguar sot, Sekretariati ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë në vendimmarrjen rregullatore, si elemente kyçe për një treg energjetik të drejtë dhe të qëndrueshëm” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është nënvizuar se përcaktimi i tarifave në mënyrë të drejtë dhe të bazuar në kosto reflektive është thelbësor për sigurinë afatgjatë të sektorit të energjisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Sekretariati inkurajon të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në një konsultim konstruktiv me ZRRE-në, në përputhje me parimet e legjislacionit evropian.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 810)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (317)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com