DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ombudspersoni i Speciales refuzon të komentojë shkeljen e të drejtave të të akuzuarve nga ky institucion – Nuk flet as për mos-lejimin e Thaçit në varrimin e babait të tij

2 Prill 2025
A A
Furnizimi i UÇK-së me cigare e ushqim: Gjykata Speciale pranon prova të reja në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Share on Facebook

Avokati i Popullit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera, ka refuzuar të pranojë ose mohojë nëse ky institucion ka shkelur të drejtat e të akuzuarve. Ai ka theksuar se mandati i tij parasheh mbikëqyrjen e funksionimit administrativ të Dhomave, duke listuar mundësitë e ankesës në raste të pakënaqësisë.

“Ajo që mund të them përgjithësisht është që Dhomat e Specializuara të Kosovës pasqyrojnë në organizimin e saj sistemin e drejtësisë në Kosovë, e që do të thotë se ka disa instanca të ankesës/apelit, që i mundësojnë të pandehurve të kërkojnë rishikimin e vendimeve të gjyqtarëve. Më së pari, është e mundur të parashtrohet apeli, dhe pastaj, nëse aktgjykimi i instancës së apelit nuk është i kënaqshëm, mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme. Në disa raste, është e mundur që të parashtrohet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Këto janë masa mbrojtëse për të drejtat e të akuzuarve”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Spera ka specifikuar edhe procedurat që ndiqen pas ankesave për shkelje të të drejtave të të gjykuarve. Ai ka theksuar se Ombudspersoni është në dispozicion për të pranuar ankesa nga ata që besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur nga administrata e Dhomave të Specializuara.

“Ombudspersoni është i gatshëm për të pranuar ankesa për shkelje të të drejtave, por që lidhen me administratën e Gjykatës dhe jo me funksionin gjyqësor. Kur pranojmë ankesë, ne grumbullojmë informacion dhe mund të nxjerrim vendim mbi çështjen, duke iu referuar vetëm administratës së Gjykatës”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se kishte pasur kërkesa për mbrojtje speciale nga të pandehurit, por që këto kërkesa janë refuzuar për shkak të juridiksionit.

Ai theksoi se është e rëndësishme të shpjegohet kufizimi i juridiksionit të Ombudspersonit dhe se si kjo është në përputhje me mbrojtjen e të drejtat e të pandehurve dhe pavarësinë e gjyqtarëve.

Spera po ashtu shtoi se kishte pasur një ankesë për llogaridhënie nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, por theksoi se fakti që gjykata ka pavarësi nga sistemi gjyqësor i Kosovës mundëson që gjyqtarët të jenë nën një mekanizëm ndryshe llogaridhënieje.

Në lidhje me mos-lejimin e lirimit të Hashim Thaçit për varrosjen e babait të tij, Spera tha se vendimet për mbrojtjen në liri merren nga gjyqtarët e rastit dhe nuk mund të komentohen. Ai shtoi se kjo është një çështje që i përket tërësisht gjyqësorit dhe kolegjit të apelit për trajtimin e apelit ndaj atij vendimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 741)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 214)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com