DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump: Tarifa prej 25% për prodhuesit e huaj të automjeteve, hyjnë në fuqi në mesnatë

2 Prill 2025
A A
Trump paralajmëron amerikanët se tarifat mund të shkaktojnë ‘dhimbje’
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tarifat e reja tregtare të SHBA-së ndaj vendeve të tjera do të hyjnë në fuqi në mesnatë sot.

Nga këto tarifa që ka përmendur derisa ende po flet në Shtëpinë e Bardhë janë ato prej 25 për qind ndaj të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve.

Ai ka thënë se mbi 80% e makinave të prodhuara në Kore të Jugut shiten në Kore të Jugut, dhe mbi 90% e makinave të shitura në Japoni janë prodhuar në Japoni, dhe se makinat e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në ato vende.

“Ford ka shitje shumë të vogla” në vende të tjera, një disbalancë tregtare që e ka “shkatërruar” industrinë amerikane, sipas tij.

“Për këtë arsye, duke filluar nga mesnata, do të vendosim një taksë 25% për të gjitha automjetet e prodhuara jashtë vendit”, ka thënë Trump.

Trump, e ka filluar fjalimin e tij në atë që ai e ka cilësuar si “dita e çlirimit” duke thënë se partnerët tregtarë e kanë grabitur SHBA-në për dekada me radhë.

“Taksapaguesit tanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet, kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë Trump.

Ai ka bërë të ditur se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në lidhje me “tarifat reciproke”.

“Unë do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për tarifa reciproke me të gjitha vendet e botës. Reciproke, do të thotë se ata na vendosin tarifa neve, kurse ne u vendosim tarifa atyre. Shumë e thjesht. Nuk mund të ishte më e thjeshtë se kaq”.

Ai ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe shtetet aziatike për tarifa në automjetet e prodhuara në SHBA.

“Ato ditë kanë përfunduar”, ka thënë ai.

KATEGORITË

  • Botë (976)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 368)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com