DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FFK: Kosova mori pjesë në Kongresin e UEFA-s në Beograd me simbolet shtetërore

3 Prill 2025
A A
FFK: Kosova mori pjesë në Kongresin e UEFA-s në Beograd me simbolet shtetërore
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar pas raportimeve se Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr simbolet e Kosovës gjatë Kongresit të 49-të të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd.

Në një njoftim zyrtar, FFK-ja ka theksuar se Kosova mori pjesë në këtë kongres me simbolet shtetërore.

“Deklaratat e pabaza të Federatës së Futbollit të Serbisë, që synuan ta paraqesin pjesëmarrjen tonë si diçka jashtë interesit të futbollit, nuk kanë asnjë bazë dhe vetëm sa dëshmojnë tendencën e vazhdueshme të përzierjes së politikës në sport nga ana e Serbisë”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Federata e Futbollit të Kosovës ishte pjesë e Kongresit të 49-të të UEFA-s, mbajtur në Beograd, ku delegacioni ynë, i kryesuar nga presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Markus Weidner, përfaqësoi Kosovën me dinjitet dhe në përputhje të plotë me statusin tonë si anëtare e barabartë në UEFA dhe FIFA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të futbollit evropian, ashtu si çdo federatë tjetër anëtare, Kosova u prezantua me simbolet e saj shtetërore, teksa konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj për zhvillimin e futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Deklaratat e pabaza të Federatës së Futbollit të Serbisë, që synuan ta paraqesin pjesëmarrjen tonë si diçka jashtë interesit të futbollit, nuk kanë asnjë bazë dhe vetëm sa dëshmojnë tendencën e vazhdueshme të përzierjes së politikës në sport nga ana e Serbisë.

FFK-ja gjithmonë ka përfaqësuar interesat e futbollit të Kosovës dhe do të vazhdojë të punojë për zhvillimin dhe avancimin e lojës së futbollit, duke mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me institucionet ndërkombëtare.

E kuptojmë se prania e delegacionit të Kosovës në kryeqytetin serb, si dhe fakti që flamuri i shtetit tonë valëviti përkrah atyre të shteteve të tjera, vazhdon të jetë i papranueshëm për politikën dhe një pjesë të opinionit në Serbi. Megjithatë, shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më shpejt që ta pranojnë këtë, aq më shpejt do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve sportive dhe shtetërore.

Sa i përket pretendimeve për largimin e flamurit shtetëror të Kosovës gjatë punimeve të Kongresit, theksojmë se Kosova ishte e përfaqësuar zyrtarisht me simbolet e saj shtetërore, njësoj si çdo anëtare tjetër e UEFA-s. Çdo veprim i mundshëm në përfundim të mbledhjes, kur presidenti i FFK-së nuk ishte më në sallë, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjesë e barabartë e këtij organizimi, ashtu siç është në familjen e futbollit evropian dhe botëror.

Sigurisht, si gjithmonë, persona të caktuar ndjekin agjenda kundër Kosovës dhe largojnë nga tavolina, madje edhe djegin flamurin e shtetit tonë (siç ndodhi mbrëmë në Beograd nga tifozë të klubeve serbe), por Kosova si shtet është dhe mbetet një realitet i pakthyeshëm. FFK-ja menjëherë do të paraqesë notë proteste në UEFA dhe institucionet tjera ndërkombëtare lidhur me këto veprime, që janë kundër vlerave që promovon UEFA.

Gjithsesi, edhe një herë ritheksojmë se Kosova u prezantua si e barabartë me të gjitha simbolet e saj dhe gjithçka ka shkuar sipas protokollit të UEFA-s deri në pjesën përfundimtare të punimeve.

FFK-ja falënderon UEFA-n për trajtimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të punojmë për ta forcuar futbollin tonë dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 206)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com