DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Drejtori i policisë jep detaje të reja lidhur me vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

3 Prill 2025
A A
Drejtori i policisë jep detaje të reja lidhur me vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se janë intervistuar disa persona si dëshmitare të mundshëm në lidhje me vrasjen e rreshterit në Kaçanik, Muhamed Lika.

Ai ka thënë se polica është duke punuar në ekzaminimin e dëshmive.

“Është një rast shumë i rëndë që ka ndodhur para dy netësh. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes… ka intervistuar disa persona si dëshmitare të mundshëm. Po punohet në ekzaminimin e dëshmive në pjesën teknike… Akoma nuk kemi arrit me verifiku se a ka ndonjë ndërlidhje mes rastit të vrasjes dhe problem të mëhershme”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, bëri të ditur të mërkurën se rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra nga dy persona në shkallët e ndërtesës ku banon teksa po kthehej nga puna, dhe se autorët e dyshuar ndodhen në arrati.

Në vitin 2021, një lokal i Likës ishte djegur nga persona të panjohur, por kryeprokurori Çerkini tha se nuk ka prova që tregojnë se këto dy ngjarje lidhen.

Insajderi raportoi ekskluzivisht se njëri nga të dyshuarit kryesor që është në arrati është i moshës përreth 17-vjeçare (moshë e mitur) me inicialet L.B.

Banorët i kanë thënë Insajderit përgjatë ditës së djeshme se në vendin ku ka ndodhur vrasja e policit Lika tek shkallët është errësirë dhe personi i dyshuar e ka ditur që është errësirë dhe e kanë pritur rreshterin derisa të vijë për të ngjitur shkallëve për të shkuar në banesën e tij dhe i ka shkrepur plumbat në drejtim të tij.

Deri më tani, të dyshuarit lidhur me rastin janë në arrati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 012)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com