DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e rreshterit policor në Kaçanik, krejt çka dihet deri më tani

3 Prill 2025
A A
Vrasja e rreshterit policor në Kaçanik, krejt çka dihet deri më tani
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e 1 prillit, rreshteri Muhamed Lika u vra në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, pati deklaruar Veseli.

Veseli ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, derisa i dyshuari është ende në arrati, sakaq ekipet policore vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur dje konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik, Muhamed Lika. Prokuroria ka hedhur poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen.

Prokurori ka thënë se të gjitha provat tregojnë se vrasja ka qenë e planifikuar.

“Me siguri të madhe mund të themi se ky rast nuk ka të bëjë me grabitje. Viktima ishte duke shkuar në shtëpinë e tij në momentin e sulmit. Nga provat e mbledhura deri tani, nuk ka asnjë indikacion që të dyshuarit kanë pasur qëllim grabitjen. Qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi. Viktima ka marrë vetëm një goditje me armë zjarri. Në momentin e sulmit, ai nuk kishte të veshur jelek antiplumb, pasi ngjarja ka ndodhur në një orar të pasdites, jashtë detyrës së tij zyrtare. Nga provat e mbledhura deri tani, nuk kemi asnjë indikacion që personat që kanë kryer veprën penale kanë pasur për qëllim grabitjen. Nuk mund të themi me saktësi nëse vrasja ka qenë e planifikuar apo e paramenduar, por nga të dhënat e deritanishme, duket se janë dy persona të përfshirë. Megjithatë, ekziston mundësia që vrasja të ketë qenë e planifikuar” ka thënë kryeprokurori Çerkini

I ndjeri u varros dje me nderime të larta ku morën pjesë shumë qytetarë e fytyra publike.

Po ashtu ai ishte po ashtu ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com