DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çitaku: Tarifat e Kosovës ndaj SHBA’së mbetje nga koha e UNMIK’ut, me ne në krye të qeverisë hiqen menjëherë

3 Prill 2025
A A
Çitaku: Tarifat e Kosovës ndaj SHBA’së mbetje nga koha e UNMIK’ut, me ne në krye të qeverisë hiqen menjëherë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë transaksional.

Duke iu referuar tarifave që aktualisht ekzistojnë ndaj produkteve amerikane, Çitaku i ka quajtur ato një mbetje të së kaluarës administrative të UNMIK-ut, që nuk reflektuan frymën e aleancës mes dy vendeve.

Ajo ka premtuar se nëse PDK merr drejtimin e qeverisë, ato tarifa do të hiqen menjëherë.

“Ky nuk është vetëm një akt politik i mençur – është një hap drejt një ekonomie më të hapur, më të fuqishme dhe më konkurruese. Është një angazhim për partneritet të vërtetë, që i shërben qytetarëve tanë, bizneseve tona dhe zhvillimit të vendit”, ka theksuar ajo.

Ajo ka theksuar se mbështetja amerikane ndaj Kosovës nuk mund të matet me para, por është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, demokracia dhe e drejta e popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë.

“Mbështetja që SHBA i ka dhënë Kosovës nuk matet me para. Ajo është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: liria, demokracia, dhe e drejta e popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë”, ka shkruar Çitaku në një status të saj.

Ajo ka theksuar se Kosova ka pasur një status të privilegjuar në tregun amerikan, duke theksuar se kjo është një dëshmi e respektit dhe besimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës për dekada me radhë.

Për fund, Çitaku ka deklaruar se Kosova dhe SHBA nuk ndërtojnë vetëm marrëdhënie, por edhe të ardhmen së bashku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com