DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Heqja e taksës 10% për mallrat nga ShBA-ja, Molliqaj: Kërkesat e sotme janë jo parimore

4 Prill 2025
A A
Ripërcaktimi i kufijve, Dardan Molliqaj: Unë jam për me e nda territorin e Kosovës
Share on Facebook

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kërkesat për heqjen e taksës doganore 10%, për mallrat e ardhura nga ShBA-ja, duke thënë se ato janë të paargumentuara dhe nuk pasqyrojnë një qasje parimore.

Molliqaj shtoi se këto kërkesa duket se kanë për qëllim përfitimin personal dhe lavdërimin e fuqive të mëdha.

“Kërkesat e sotme për heqjen e taksës janë jo parimore dhe pa përmbajtje kritike. Për të mos thënë që ato i karakterizon një qasje që pret raste për të shfrytëzuar, qasje për të bërë lajka ndaj t’madhit, gjithnjë për përfitim vetjak. Kosova duhet kritikuar për politikën e saj të jashtme edhe jo parimore edhe izolacioniste. Por duhet thënë, ky rast flet për kritikuesit më shumë.” – ka thënë ai.

Sipas Molliqajt, taksa është aplikuar gjatë qeverisjes së Thaçit, Mustafës dhe Haradinajt dhe nuk është hequr deri tani.

Ai theksoi gjithashtu se taksa është e aplikueshme për vendet me të cilat Kosova nuk ka marrëveshje të tregtisë së lirë, dhe e konsideroi të pavend lidhjen e kritikave për këtë çështje me politikën e jashtme të Kosovës.

“Taksa doganore 10% është këtu për një kohë të gjatë. Këtë taksë Kosova e ka për secilin vend me të cilin s’ka marrëveshje të tregtisë së lirë. Ka qenë këtu përgjatë qeverisjes Thaçi, Mustafa e Haradinaj. Askush nuk e ka hequr. Nuk besoj madje që lidhur me taksat e vendosura së fundi, problemi i Amerikës ndërlidhet në ndonjë mënyrë me neve. Volumi tregtar i prekur prej kësaj takse është i pallogaritshëm, përndryshe edhe përgjigjen do ta merrnim tjetër.” – ka përfunduar Molliqaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 517)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 386)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com