DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjatë vitit 2024 u ngritën 14 aktakuza ndaj 25 personave për krime lufte

4 Prill 2025
A A
Gjatë vitit 2024 u ngritën 14 aktakuza ndaj 25 personave për krime lufte
Share on Facebook

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) diskutoi për raportin “Gjykimet për krimet e luftës në Kosovë – Me çka ende ballafaqohen këto procese?”, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësi i departamentit për krime lufte pranë Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, bëri të ditur se gjatë vitit 2024 kanë ngritur 14 aktakuza ndaj 25 personave për krime lufte.

“Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 kemi katër aktakuza ndaj gjashtë personave. Sidomos nga viti 2023 kemi bërë punë të konsiderueshme në adresimin e krimeve të luftës. Për vitet 2023-2024 kemi rreth 30 aktakuza, që është numri më i lartë deri tani ndonjëherë i adresuar. Në total të aktakuzave që kemi ngritur janë 14 aktakuza në mungesë dhe kemi edhe 12 aktakuza, të cilat vetëm se gjenden në gjykatë të trashëguara nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe në total janë 26 aktakuza, të cilat janë në mungesë dhe pritet të shqyrtohen. Ne e kemi sfidë të madhe adresimin e nevojës për përkthimin e çdo dokumenti në gjuhën shqipe apo serbe ose anasjelltas, për shkak të mungesës së përkthyesve”, tha Morina.

Përfaqësuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, tha se gjatë vitit 2024 janë proceduar 34 lëndë kundër 98 pjesëtarëve të forcave serbe dhe një lëndë kundër 2 pjesëtarëve të UÇK-së.

“Këtu përfshihen edhe 14 aktakuza ndaj 72 pjesëtarëve të forcave serbe, pra aktakuza në mungesë“, tha Alija.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se 15 nga 35 rastet e monitoruara janë gjykime në mungesë, duke theksuar nevojën për drejtësi për viktimat e krimeve të luftës. Ai tha një plan strategjik për drejtësinë tranzicionale është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

“Kjo temë është shumë e rëndësishme për të treguar, jo vetëm opinionit vendor, por edhe atij ndërkombëtar që Republika e Kosovës tashmë e ka gjithë infrastrukturën e saj shtetërore dhe publike, edhe Kushtetuese dhe ligjore, mbi trajtimin e rasteve. Me vëmendje i kam shikuar rekomandimet e dala nga raporti i përgatitur. Nga 35 raste të monitoruara kam vërejtur që 15 nga to janë gjykime në mungesë. Natyrisht, kriminelët e luftës duhet sjellë për ta vuajtur dënimin. Gjykimi në mungesë është një hap mjaft i rëndësishëm në raport me vënien e drejtësisë për viktimat. Krimi i luftës dhe i njerëzimit që janë kryer gjatë periudhës në Kosovë, nga shteti i Serbisë kanë lënë pasoja të thella, jo vetëm për ata që e kanë përjetuar drejtpërdrejt, por edhe shoqërinë në tërësi. 25 vjet pas çlirimit të vendit tonë për herë të parë qeveria ka prioritizuar krijimin e një dokumenti strategjik për drejtësinë tranzicionale, që do të trajtojë shkeljet e rënda të drejtave të të njeriut”, tha zëvendësministri Qorrolli.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani – Rama, tha se ka rritje të numrit të aktakuzave si dhe të përpjekjeve për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe për rritjen e stafit mbështetës për të menaxhuar këto raste.

“Trajtimi i rasteve të luftës në gjykatë kanë marrë një dinamikë tjetër, për shkak se numri i aktakuzave është rritur dhe rasti për trajtim ka një dinamikë tjetër. Ka gjashtë vjet që departamenti special është përgjegjës për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Ka qenë një fushë e re për ne që ka kërkuar një përvojë të re. Si gjykatë kemi qenë përgjegjëse t’ i rrisim kapacitetet profesionale dhe për të shtuar numrin e stafit mbështetës me qëllim që këto lëndë të kenë prioritet”, tha Shabani- Rama. /Ekonomia Online/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 518)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 388)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com