DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bogujevci: Dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i vendit tonë

5 Prill 2025
A A
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe mori pjesë në Akademinë përkujtimore që u mbajt sot në Klinë për tetë martirët, të vrarë në vitin 1999, trupat e të cilëve u gjetën para disa ditësh në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Në Akademinë përkujtimore fillimisht një fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj.

Nënkryetarja Bogujevci në fjalimin e saj para të pranishmëve shprehu ngushëllimet dhe nderimet më të larta për sakrificën e të rënëve për liri.

“Jemi mbledhur sot këtu në qytetin e Klinës për të ndarë dhembjen me familjarët dhe për të shprehur nderimet më të larta për të rënët e lirisë në Republikën e Kosovës. Sot, më 4 prill, në Ditën e të zhdukurve me forcë gjatë luftës në Komunën e Klinës, e mbajmë edhe ceremoninë e varrimit për tetë martirët e rënë, viktima të identifikuara së fundi nga masakra e Kralanit. Kjo ditë gjithashtu shënon edhe përvjetorin e masakrës së Kralanit, ku për disa ditë me radhë në fillim të prillit, më 2, 3 dhe 4 prill janë vrarë civilë të ndarë nga familja e tyre”, theksoi nënkryetarja Bogujevci.

Ajo shtoi se në ditët si kjo kujtojmë rrugëtimin e vështirë të popullit tonë, me përplot dhembje dhe sakrifica në luftën me Serbinë, agresorin i cili vrau dhe masakroi civilë të pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë.Serbia, shtoi nënkryetarja Bogujevci, edhe pas këtyre viteve nuk jep përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar.

Nënkryetarja Bogujevci tha sedëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i Kosovës.

“Me emrat e atyre në mendje ndërtojmë të ardhmen për të cilën ata dhanë jetën. Andaj sot në zemrat tona, përveç pikëllimit dhe dhembjes së madhe, mbajmë edhe fuqinë dhe dinjitetin e lartë për sakrificën e martirëve dhe për historinë tonë të dhimbshme, por edhe të lavdishme”, tha nënkryetarja Bogujevci.

Në akademinë e organizuar nga Komuna e Klinës fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesi i Presidencës së Kosovës, z. Ismet Krasniqi, kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, z. Andin Hoti, kryetari i Shoqatës së të Zhdukurve për Komunën eKlinës, z. Zeqir Morina dhe përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur, z. Ramë Manaj.

Pas homazheve dhe akademisë përkujtimore me ceremoni ushtarake trupat e tetë martirëve u varrosën në fshatin Grabanicë të Klinës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 028)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com