DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Diell, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë

5 Prill 2025
A A
Ky është moti për ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë tipike për stinën e pranverës, duke krijuar kushte të favorshme për një sërë aktivitetesh.

Qytetarët mund të përfitojnë nga moti për shëtitje në natyrë, punë të lehta në kopshte, serra apo oborre, si dhe për aktivitete rekreative në ambiente të hapura.

Megjithatë, të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës (troposferë), i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale.

IHMK-ja thotë se fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të kalojnë në borë duke përfshirë edhe shumë pjesë të viseve të ulëta. Megjithëse këto reshje do të jenë të përkohëshme. Në viset e larta parashihen vetëm reshje bore.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për paraqitjen e ngricave në fillim të javës së ardhshme, të cilat mund të kenë ndikim negativ në kulturat e hershme bujqësore, veçanërisht në pemëtari.

Udhëzohen bujqit dhe fermerët që të marrin masa preventive për të mbrojtur prodhimin dhe kulturat e ndjeshme nga ndikimi i këtyre kushteve të pafavorshme të motit.

Parashikimi i motit për fundjavë:

E shtunë: Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E diel: Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje. Në viset e larta parashihen reshje bore, ndërsa ne viset e ulëta pos rigave te shiut , në shumë zona parashihen edhe reshje bore që do të krijojnë edhe shtresa te përkohshme . Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 028)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com