DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri: Faturat e energjisë elektrike do të jenë 126% më të shtrenjta sesa para Qeverisë Kurti

5 Prill 2025
A A
Tahiri: Faturat e energjisë elektrike do të jenë 126% më të shtrenjta sesa para Qeverisë Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka kundërshtuar ministrat e Qeverisë Kurti, të cilët kanë thënë se 60% e shtëpive nuk preken kurrë nga tarifat e shtrenjta mbi 800kËh, ndërsa 35% preken vetëm disa muaj, por sipas Tahiri kjo është krejt ndryshe.

“Manipulimi i Qeverisë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Kur ministrat e Qeverisë Kurti flasin për për energjinë elektrike thonë:

60% e shtëpive nuk preken kurrë nga tarifa e shtrenjtë mbi 800 kËh

35% preken vetëm disa muaj në vit (kështu na u prezantua dje nga Qeveria)

Por e vërteta është krejt ndryshe!

Sipas regjistrimit të vitit 2024:

Kosova ka 583,000 njësi banimi

Prej tyre, 182,849 janë të pabanuara

Pra, vetëm 68.64% janë të banuara!

Shumica e këtyre shtëpive të pabanuara u përkasin mërgatës, që vijnë vetëm për pushime.

Por ato kanë njësorë të energjisë dhe regjistrohen në statistika!

Qeveria i përfshin këto shtëpi boshe për të thënë se qytetarët “nuk preken” nga tarifa e shtrenjtë.

Ky është manipulim klasik me statistika!” – ka shkruar Tahiri.

Ai tutje ka treguar çmimin e energjsë elektrike vit pas viti.

“Çmimi i energjisë, vit pas viti:

Viti Deri 800 kËh Mbi 800 kËh

2020 6.75 c/kËh 6.75 c/kËh

2022 6.75 12.53

2023 7.79 14.45

2024 7.79 13.30

2025 (propozim) ~8.96 ~15.30” – ka shkruar Tahiri i PDK-së.

Në fund ai ka thënë se fatura e energjisë në vitin 2025 është 96.89% më e lartë sesa në vitin 2020.

“Dhe me rritjen e re të propozuar:

Faturat do të jenë 126.67% më të shtrenjta sesa para ardhjes së Qeverisë Kurti!

Ky është realiteti që ka prodhuar kjo qeveri:

Rritje e vazhdueshme e çmimit

Manipulim me statistika

Dhe neglizhencë ndaj qytetarëve që po vuajnë çdo muaj” – ka shkruar Tahiri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 035)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (30)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com