DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, si do të përgjigjet LDK?

7 Prill 2025
A A
LDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Konjufcës për takimin e 8 prillit
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës do të shqyrtojë ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në LDK thanë se organet e partisë do të vendosin sesi duhet t’i përgjigjen kësaj ftese të Kurtit.

Kurti ka ftuar për takim konsultativ, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para seancës së konstituimit të Kuvendit.

Në letrën që është publikuar në media, Kurti ka kërkuar takim këtë javë me Abdixhikun, duke ofruar si opsion datën 9 prill dhe 10 prill.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, e cila është edhe deputete e zgjedhur e LDK-së, tha për KosovaPress, se qëndrimet e LDK-së për koalicionin qeverisës me LVV i kanë të qarta.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në LDK kanë qenë të prerë kundër një koalicioni me LVV-në.

“Organet e partisë do të vendosin se a do të shkojmë apo jo. Përndryshe qëndrimet tona për qeverisjen me LVV-në i kemi të qarta”, tha ajo.

Në media është raportuar se Kurti është takuar javën e kaluar me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mirëpo në LVV dhe as Nisma nuk e kanë konfirmuar një takim të tillë.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me 15 prill.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 045)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (301)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com