DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MPJ për largimin e tabelës në Murinë: Respektim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

7 Prill 2025
A A
MPJ për largimin e tabelës në Murinë: Respektim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar rreth tabelës në Murinë, ku i referohej qytetit të Pejës, si “Peç SRB”.

Përmes një komunikate, kjo ministri ka mirëpritur largimin e saj.

“Ministria mirëpret këtë veprim nga autoritetet malazeze dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha MPJD.

Komunikata e plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka ndjekur me shqetësim rastin e vendosjes së një tabele sinjalizuese në Murinë, me mbishkrimin “Peć Srb”, me përmbajtje të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetëror.

Menjëherë pas pranimit të informacioneve për këtë rast, MPJD, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje me institucionet kompetente të Malit të Zi.

MPJD njofton opinionin publik se pas këtij angazhimi institucional, tabela në fjalë është hequr.

Ministria mirëpret këtë veprim nga autoritetet malazeze dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, MPJD falënderon aktivistët dhe banorët e zonës për angazhimin dhe reagimin e tyre qytetar në sensibilizimin e opinionit publik dhe në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike dhe ndërfqinjësore.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Malin e Zi, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 071)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (301)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com