DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zëvendëssekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka zgjidhje magjike, duhet të ketë vullnet politik

7 Prill 2025
A A
Zëvendëssekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka zgjidhje magjike, duhet të ketë vullnet politik
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Aleancës për dialogun Kosovë-Serbi, duke vënë theks të veçantë në rëndësinë e angazhimit politik të palëve për të dalë nga ngërçi aktual.

Ajo ka vlerësuar se rruga e Kosovës për t’u bërë pjesë e programit të Aleancës, Partneritetit për Paqe, kërkon kompromise të vështira.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Shekerinska përmendi se NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe e ka inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin për qasje konstruktive, duke theksuar se është në duar të liderëve të dy shteteve që të bëjnë përparim dhe të kalojnë nga ngërçi aktual.

“Sikurse e keni përmendur, NATO-ja ka qenë aktive në rajon prej goxha shumë kohësh, kemi qenë të pranishëm nëpërmjet KFOR-it për një periudhë të gjatë. Ky është misioni ynë më i gjatë dhe më i fortë në këtë moment dhe kjo flet shumë qartë për përkushtimin tonë, flet shumë qartë njashtu për qëndrimet e aleatëve se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për Aleancën. Nuk është e lehtë t’i bindësh aleatët të dërgojnë kaq shumë trupa dhe t’i mbajnë aty për kaq kohë të gjatë. Por ne të gjithë kemi thënë përherë se misioni i KFOR-it është i qartë, ta ruajë sigurinë dhe t’i mbajë njerëzit në Kosovë të sigurt. Kjo nuk e zgjidh problemin, andaj synimi i KFOR-it është që të krijojë, në një mënyrë, siguri ushtarake me qëllim që të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja. Ne u kemi bërë thirrje si Beogradit ashtu edhe Prishtinës për qasje konstruktive për sa i përket dialogut, prandaj kjo është arsyeja përse ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin e posaçëm të ri për këtë dialog të udhëhequr nga BE-ja, z. Sorensen, dhe kjo ka qenë arsyeja përse e kam takuar vetëm pak kohë më parë. Kjo mbase është çështja, ku bashkëpunimi i NATO-s dhe i BE-së është më i dukshëm dhe më i nevojshëm.”, tha ajo.

“Nuk ka zgjidhje magjike,” tha Shekerinska.

“Duhet të ketë vullnet politik si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë për përparim. E kemi vlerësuar progresin që është arritur në të shkuarën, por besojmë se tani duhet të ecim përpara dhe kjo është ajo që ne dëgjojmë se është pritja nga ana e BE-së. Përfaqësuesja e lartë porsa ka njoftuar për vizitën e saj në rajon dhe ne besojmë se kjo do t’i japë shtysë dialogut politik.”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 082)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (303)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com