DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti fton në takim Abdixhikun, flet Agim Veliu

7 Prill 2025
A A
Pas përplasjeve në LDK, reagon Agim Veliu: Është për keqardhje të detyrojnë…
Share on Facebook

Ish-kryetari i Podujevës, njëkohësisht edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ftesë për konsultime para konstituimit të parlamentit.

Në një prononcim Veliu është shprehur se kjo ftesë është pritur pasiqë sipas tij Kurti nuk ka me asnjërin nga liderët e partive raporte sikurse me Abdixhikun.

“Për ata që i njohin rrethanat dhe zhvillimet politike në 5 vitet e fundit, kjo është një ftesë që është pritur. Them e pritur sepse Kurti me asnjërin nga lideret e partive aktuale nuk është i afërt sa është me Lumirin, sado që Lumiri tërë kohën është përpjekur të luaje rolin e opozitarit “ma agresiv”. Dhe për ta bërë pak ma “serioz” krejt skenarin Kurti i dërgon ftesë zyrtare për takim”, është shprehur Veliu.

Ai po ashtu u prononcua në lidhje me mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

“E pranoi ose jo. Lumiri është një dorë e zgjatur e Kurtit dhe Vjosa Osmanit në LDK. Dhe nëse do të ketë takim ose koalicion me VV-në gjithcka varet nga sugjerimet e mentores së tij Vjosa Osmanit, apo më mire të thuhet pazareve të saj me Kurtin”, ka thënë Veliu.

Në lidhje me ndikimin e kësaj ftese brenda LDK-së, Veliu theksoi se ftesa e Kurtit nuk ka asnjë efekt në klimën brenda partisë.

“Ftesa e Kurtit nuk ndikon aspak në klimën e krijuar në LDK, sepse krejt marifeti dhe skemat e manipulimit me votat e diasporës ishte pjesë e strategjisë zgjedhore të Lumirit dhe dostave të tij në Kryesi për eliminimin e shumë figurave të rëndësishme të LDK-së”, ka thënë Veliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 850)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com