DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kallëzimi penal nga Komuna e Prishtinës – jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore

7 Prill 2025
A A
Kallëzimi penal nga Komuna e Prishtinës – jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas kallëzimit penal të bërë nga Komuna e Prishtinës ndaj inspektorit Pajtim Zogaj, të cilët kanë akuzuar këtë institucion për bllokimin e të gjitha projekteve transformuese të planifikuara për qytetin.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Hakaj ka theksuar se ndjen përgjegjësi të plotë për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës.

Ai ka shpjeguar se është përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri tani, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektimin e Inspektorit të ITK-së.

Postimi i tij i plotë:

Nga sot, beteja do të vazhdojë për drejtësi ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për ndërhyrjet e paautorizuara lidhur me punimet në Rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani jam dhe mbetem vetëm unë, si Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektim për Inspektorin e ITK-së.

Personalisht, tani ndiej përgjegjësi të plotë zyrtare për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës.

Unë nuk ndalem asnjëherë në angazhimin tim për drejtësi. Nga funksioni zyrtar, njoh vetëm ligjin dhe kurrë grupet e interesave ditore.

Gjatë ditëve në vijim do të informoheni për të gjitha veprimet institucionale. Ndërkohë, nga sot ofroj dorëheqjen time nga detyra zyrtare për mosndërmarrjen e veprimeve me kohë. Ndiej përgjegjësi për këtë dhe kërkoj nga ministri im, z. Hajrulla Çeku, largimin tim të menjëhershëm nga detyra, për shkak të mosreagimit me kohë ndaj shkelësve të ligjit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 087)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (303)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com