DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Peci nis procedurat për ndërtimin e objektit të ri të MBPZHR, pritet të kushtojë mbi 9 milionë euro

16 Janar 2025
A A
Peci nis procedurat për ndërtimin e objektit të ri të MBPZHR, pritet të kushtojë mbi 9 milionë euro
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në krye me Faton Pecin, ka filluar procedurat për ndërtimin e një objekti ku do të zhvendoset stafi i kësaj ministrie. Njoftimi paraprak është publikuar sot, teksa procedurat për shpalljen e tenderit pritet të fillojnë 10 ditë pas zgjedhjeve.

Mbi 9 milionë euro pritet të kushtojë ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe i dy agjencive që funksionojnë në kuadër të saj.

Procedurat e tenderit parashihet të fillojnë 10 ditë pas zgjedhjeve, apo më 20 shkurt të këtij viti, sipas një njoftimi paraprak që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar thuhet se objekti është edhe për Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë Pyjore të Kosovës. Objekti i ri do të ndërtohet në Rrugën Lidhja e Pejës, në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë.

Kjo ministri ka më shumë se dy vjet që funksionon në një objekt privat, me qira.

Vitin e kaluar, kjo Ministri kishte shpallur një tender në vlerë prej 90 mijë euro për rrënimin e objekteve që ndodhen në parcelën ku planifikohet të ndërtohet objekti i ri.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave për këtë tender kishte qenë 22 nëntori, por që është shtyrë për 20 janar.

Rrënimi i objekteve pritet të kryhet për 3 muaj, meqë aq është kohëzgjatja e kontratës.

KATEGORITË

  • Botë (1 121)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 161)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (823)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com