DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kallas sot në Shqipëri, takohet me drejtuesit e shtetit

8 Prill 2025
A A
Kallas sot në Shqipëri, takohet me drejtuesit e shtetit
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, sot do të jetë për vizitë në Shqipëri në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Ajo do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Me Ramën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të hapë bashkërisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen me ministrat Hasani dhe Vengu.

“Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e BE.

Më parë, Kallas vizitoi Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviq, kryeministrin Millojko Spajiq dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndalesa e fundit e vizitës në Ballkanin Perëndimor, do të jetë nesër më 9 prill në Bosnje e Hercegovinë, ku Kallas do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 444)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com