DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin sistematik të 14-vjeçares në Prishtinë

8 Prill 2025
A A
Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin sistematik të 14-vjeçares në Prishtinë
Share on Facebook

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Gazeta ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi në Prishtinë, të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.

I dyshuari në lidhje me këtë rast është 58-vjeçari Jahir Gashi, i cili tashmë është arrestuar nga Policia.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ia ka caktuar 30 ditë paraburgim 58-vjeçarit të dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji ndaj të pandehurit J.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij“, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.

Siç raportohet dyshohet se 58-vjeçari për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën 14-vjeçare.

Sipas deklaratës të viktimës, të cilën e ka kuptuar Gazeta përmes burimeve të saj policore, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill.

Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 070)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (196)
  • Sport (460)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com