DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A po i frikësohet Gjykata Speciale presidentit të ShBA-së, Donald Trump? Ja çfarë thotë avokati i Hashim Thaçit

8 Prill 2025
A A
A po i frikësohet Gjykata Speciale presidentit të ShBA-së, Donald Trump? Ja çfarë thotë avokati i Hashim Thaçit
Share on Facebook

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, kroati Luka Misetic, ka folur edhe për paralajmërimet për veprime të mundshme të Administratës amerikane të drejtuar nga Donald Trump ndaj Gjykatës Speciale.

Misetic ka thënë se s’është në pozicion të flasë për atë se çfarë mund të bëjë Administrata Trump dhe ka theksuar se detyra e tij është të punojë brenda Gjykatës së Hagës deri në momentin që do t’i kërkohet ta bëjë punën e avokatit.

Ai ka thënë se beson që gjatë procesit është qartësuar dështimi i Prokurorisë për të vërtetuar pretendimet ndaj Hashim Thaçit dhe sipas tij, nëse gjyqtarët e shohin një gjë të tillë siç e sheh mbrojtja, atëherë e gjitha që mund të bëhet është të shpresohet një rezultat pozitiv i procesit.

“Nuk jam në një pozicion të di se çfarë do të bëjë administrata Trump. Detyra ime këtu është që të punoj brenda katër mureve të kësaj Gjykate dhe ta kryej punën time deri sa të më thonë që nuk duhet ta bëj më këtë punë. Kështu që brenda katër mureve të kësaj Gjykate, siç thashë ne besojmë se gjatë procesit është qartësuar dështimi i Prokurorisë për të vërtetuar pretendimet kundër Z. Thaçi.

Pra edhe njëherë, nëse gjyqtarët e shohin këtë rast sikurse ne, gjithë çfarë mund të bëjmë është të shpresojmë për rezultatin pozitiv të cilin po e presim në fund të gjykimit”, ka thënë Misetic

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 861)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com